×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Me Sheikun”, 27 vjeçari që u vra në atentatin mafioz në Shqipëri mik i reperëve të njohur shqiptarë

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 17:57

    Vrasja e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj me një shpërthim të telekomanduar tritoli, tronditi jo pak kryeqytetin ditën e sotme.

    Teksa policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, detaje të reja janë zbuluar për jetën e të riut problematik.

    Ai njihej me pseudonimin Sancho dhe ishte mik i shumë vipave shqiptarë.

    I njohur ndryshe si Aleksi i Memaliajt, ai mësohet se zotëron një biznes në këtë zonë, të quajtur “Sancho Farm Albania”, që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.

    Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by KATRORI (@_k_a_t_r_o_r_i_)

    Në faqen e Instagramit të biznesit të tij në sektorin e agrikulturës, janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt.

    Teksa resorti i 27-vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit.

    Ndërkohë në një video, i riu shihet duke kalëruar një tjetër kal, këtë herë me ngjyrë gri, të cilin e quan Sheiku.

    Këta të fundit kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre në ambientet e “Sancho Farm Albania” dhe për më tepër kanë postuar disa foto, ku në duar mbajnë edhe armë të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!