×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Media austriake: Në Shqipëri askush nuk dëshiron të bëhet president

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 22:59

    Zgjedhja e presidentit të ri shqiptar ka bërë jehonë edhe te media e madhe austriake “Kurier”. Ajo ka botuar një artikull me titullin “Në Shqipëri askush nuk dëshiron të bëhet president”, duke treguar mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.

    Deri në 24 korrik në Shqipëri ka një president. Në këtë datë i mbaron mandati Ilir Metës.

    Kush do e zëvendësojë atë, deri tani është e panjohur, pasi afati i dytë për votim kaloi pa sukses në parlament.

    Deri tani nuk është nominuar asnjë kandidat nga partitë parlamentare.

    Sipas ligjeve të vendit, presidenti i Shqipërisë duhet të zgjidhet pas pesë raundeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!