×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Media greke: Rama-Meta debat për detin

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 9:35

    Mediat në Athinë i kanë kushtuar hapësirë debatit që po zhvillohet në Shqipëri për cështjen e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.


    “Një përballje e ashpër midis Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama provokoi dekreti Presidencial për shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Jon” shkruajnë mediat në Athinë.

    Presidenti shqiptar, vijon më tej shkrimi, “pretendon se nga viti 2018 ai nuk ka asnjë informacion mbi ecurinë e bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe zotohet se kur të ketë të gjitha informacionet nga qeveria e vendit të tij ai do të informojë publikun”. Por, “Edi Rama thekson se ky vendim i Greqisë nuk ka asnjë lidhje me demarkacionin midis dy vendeve” thuhet në shkrim.

    “Dhe vërtetë është”- vazhdon më tej artikulli “Ky vendim nuk përfshin demarkacionin midis Greqisë dhe Shqipërisë” mbyllet shkrimi.

    Mbrëmjen e djeshme emisioni “Log.” publikoi dekretin presidencial grek që shkaktoi debatin e fortë, ku evidentohet fakti se vendimi i Athinës nuk ka të bëjë me shtrirjen me 12 milje në Jon, por me mbylljen e gjireve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!