Shqipëria do të blejë dronët Bayrakta UAV dhe S?HA nga Turqia me një vlerë prej 8 milion Eurosh. Buxheti i qeverisë, i cili u ndryshua në 22 qershor, alokon fonde për Ministrinë e Mbrojtjes për këtë qëllim.
Këtë shkruan media truke, në lidhje me dronët inteligjentë që do t’i shërbejnë policisë për të monitoruar dhe regjistruar të gjitha shkeljet që ndodhin gjatë qarkullimit të makinave.
Ministri Bledi Çuçi dhe sot në konferencë kryeministri Rama lajmëruan se si pjesë e reformimit dhe digjitalizimit në Policinë e Shtetit janë edhe dronët e teknologjisë së lartë të cilët do luajnë rol me rëndësi në evidentimin e shkelësve dhe për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.
Media turke shkruan se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhej në Ankara ku u takua me zyrtarë të kompanisë dhe ku vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve në fillim të këtij muaji dhe kjo solli dhe vulosjen e marrveshjes.
‘Vitin e kaluar, Shqipëria u bashkua me firmën turke të mbrojtjes, National Sava? Teknolojileri Savunma Sistemleri A.?. Ishte porositësi i parë i një sistemi të zhvillua të dronëve’, shkruan Yenisafak, ndonëse ende nuk dihet se sa dronë do të mbërrijnë në Shqipëri.
Interesi për S?HA-të dhe UAV-të turke po rritet. Pasi edhe ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak kishte njoftuar më parë se do të blinte në emër të qeverisë polake 24 dronë nga Turqia. Gjithashtu ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks ka vizituar Baykar National S / UAV R&D dhe Impiantet e Prodhimit ku ka shprehur interesin për të blerë dronë.