×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat greke për vizitën e Ramës në Turqi: Greqia është armiku i tyre i përbashkët

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 8:15

    Vizita e djeshme e kryeministrit Rama në Turqi nuk është kaluar pa u vënë re edhe nga mediat greke.


    Gazeta greke El.gr e nis shkrimin e saj lidhur me këtë vizitë me frazën “Greqia është armiku i tyre i përbashkët”.

    “Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama nga Presidenti të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në Greqi Autoritetet po merren me arrestimin e Grekëve që hedhin Kryqin në ujë. Sot ata nënshkruan krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, pa dyshim me një kundërshtar të përbashkët, Greqinë”, – thuhet në lajmin e El.gr.

    Ndërkohë kjo medie ireferohet Anadolu Agency e cila raportoi se Rama kishte udhëtuar në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

    Sipas gzetës greke, artikulli turk thekson se fokusi i takimeve midis dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Turqi, të tilla si shtrirja e miljeve detare greke në 12 në Detin Jon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!