×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat italiane shpjegojnë çarjen e tokës prej 85 km nga tërmeti

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 11:18

    Tërmeti që lëkundi Tiranën dhe Durrësin pasditen e djeshme është ndjerë deri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.


    Teksa kujtojnë tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërrimin e qindra mijërave shtëpi, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se ai nuk u aktivizua plotësisht”.

    Çarja “i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanidi“. Besohet se një strukturë e ngjashme tektonike ka shkaktuar në Shqipëri, tërmetin me madhësi 5.8 të 21 shtatorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!