×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë furgoni në Memaliaj, po çonte mallin drejt Sarandës

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 8:38

    Merr flakë një furgon i ngarkuar me goma makinash, para pak minutash në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.


    Nuk dihen rrethanat por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.

    Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje erdhi zjarrfikësja e Memaliajt, furgo bashkë me mallin brenda është djegur.

    Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!