×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merret vendimi, 45 ditë burg për infermieret dhe sanitaren e COVID-2

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 15:50

    Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur masën e sigurisë për 4 të arresturat, infermiere e sanitare, tek spitali “Shefqet Ndroqi”.


    Bëhet me dije, se Gjykata ka vlerësuar si të detyrueshëm dhe të ligjshëm masën e sigurisë arrest me burg.

    Për secilën prej tyre është vendosur masa e sigurisë 45 ditë arrest me burg, teksa është komunikuar kjo infermieria Mira Bushi ka shpërthyer në lot.

    Mira Bushi- Arrest me burg, 45 ditë

    Sheqerije Koçi- Arrest me burg, 45 ditë

    Sidorela Çela- Arrest me burg, 45 ditë

    Rukije Hoxhaj- Arrest me burg, 45 ditë.

    Ndërkaq, Gjykata çmon se kjo masë sigurie është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes se komunikimeve që kanë patur 3 infermieret dhe sanitarja me Tire Alldervishi. Gjykata i kërkon prokurorit që t’i vendos në dispozicion prova të tjera sa i përket veprave që ato akuzohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!