×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mesazhi i Metës: Pakica nuk e njeh rotacion dhe nuk e do hapjen e negociatave

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 9:49

    Ashtu si ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh të fortë në adresë të partive politike.


    Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se moszgjidhja e krizës politike i shërben vetëm një pakice që nuk njeh nocionin e rotacionit dhe një politike që nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

    “E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

    Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

    18 tetori po afron!”-shkruan Meta.

    https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2414767015236224

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!