Një tjetër mësues ka vdekur nga Covid-19 gjatë orëve të fundit. Pas atij në Fier, viktima e radhës nga ishte mësuesi nga Peqini, Fatmir Sula.
Pas publikimit të lajmit, ka reaguar edhe shkolla ku Sula jepte mësim.
Postimi i shkollës 9-vjeçare, Bishqem:
Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë..
Jo vetëm ata që e njohin, por në vecanti për familjen e tij.
Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.
Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prefsh në paqe !
Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula
Nga nisja e pandemisë, deri tani, numri i të infektuarve me Covid në qarkun e Elbasanit është 624.
Ndërsa, numri i viktimave deri dje ka qenë 579 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.