Një mësuese humbi jetën në rrethana të paqarta në Spitalin e Pogradecit një ditë më parë. Mësuesja A.Bazelli ndërroi jetën pak minuta pasi kishte mbërritur në spital e shoqëruar nga familjarët.
Ndërkohë ditën e sotme ka dhënë një deklaratë për mediat bashkëshorti i 47-vjeçares. Ai deklaron se gruaja ishte me shëndet të mirë dhe se ka humbur jetën nga mjekimi.
“Zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj apo jo janë organet që po merren me çështjen, di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saj, me tension normal, me te tëra. Pas gjilpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka pasur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën”, deklaroi bashkëshorti i 47-vjeçares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.