×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: BE le të na vendosë kushte për negociatat

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 13:33

    Pas përfundimit të ceremonisë së festimeve të 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka cekur në veçanti temën e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin evropian.


    Sipas tij, aktorët politikë duhet t’i kërkojnë BE-së të hapen negociatat pavarësisht problematikave.

    Bjere kerrin e vjetër, merre Capturin e ri – vetura bëhet e juaja për 167 euro në muaj

    “Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi. Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aktor, që secili të mbajë përgjegjësi”, u shpreh ai duke shtuar se nga këtu do të kuptohet se kush realisht është pengesë për procesin në fjalë. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!