×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Hapja 100% e listave zgjedhore akt historik, Këshilli të punojë me ndërkombëtarët

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 8:34

    Presidenti Meta e ka cilësuar si akt historik pranimin e liderit të PD-së për hapjen e plotë të listave zgjedhore. Me ane te një statusi ne rrjetin social, Meta i bën thirrje këshillit politik që të punojnë me ndërkombëtaret për një konkretizim efikas.


    Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

    Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

    Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!