Përmes një statusi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë atdheut.
Teksa publikoi shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.
Postimi i plotë:
Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth *18.4 herë më të lartë* se Bosnja, *17.4 herë më të lartë* se Mali i Zi, *12 herë më të lartë* se Serbia, *5.1 herë më të lartë* se Maqedonia e Veriut dhe *3.9 herë më të lartë* se Kosova.
Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen *3.3 persona*, nga Maqedonia e Veriut *2.3 persona*, nga Serbia *1 person*, nga Mali i Zi *0.7 persona* dhe nga Bosnja Hercogovina *0.6 persona*.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.
Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.
NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.