Presidenti Ilir Meta shprehet se do të riangazhohet për miratimin e Ligjit për Referendumet.
Në një postim në Twitter ku kujton 1-vjetorin e akodrimit të “Luanit të Artë” të Venecias, Presidenti Meta shkruan se populli duhet të flasë “me zërin dhe votën e tij” në mënyrë që ata që ai i quan “armiq të popullit” të mos flasin në emër të tij.
“Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: 1. – Deputetët 100% nga Populli. 2. – President i Republikës nga Populli. 3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet”, shkruan Meta.
Kuvendi vendosi sot me 78 vota për mos të shkarkuar Presidentin Meta pas një procesi të gjatë në Komisionin e Posaçëm. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.