Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pasi e uroi Kosovën për zhvillimin me korrektësi të zgjedhjeve lokale, Meta u shpreh se të dy vendet duhet të heqin çdo pengesë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet.
Theksova nevojën që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.
Të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane”, shkruan presidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.