×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta “thumbon” Ramën: Më mirë në det se në pishinë

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 19:50

    Kjo e dielë e ka gjetur presidentin shqiptar, Ilir Meta buzë detit. Gjatë gjithë ditës, Meta ka postuar foto, por duket se ditën e mbyll me një video duke notuar në det.


    Meta videon e shoqëron edhe me atë që ai e quan motoja e ditës: “Më mirë në det se në pishinë”.

    Përpara zgjedhjeve, Meta e ftoi kryeministrin Rama për dialog, por ky i fundit refuzoi.

    Refuzimit, Presidenti Meta iu përgjigj kështu:

    “Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!