Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Meta, ka shkruar se, zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovë janë një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe besimit të demokracia dhe vota e lirë, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! ???.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.