×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Milot: 45 vjeçari i shpëton atentatit, sillet me urgjencë në Tiranë

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 15:02

    Një 45 vjeçar mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri në Milot.


    Ylli Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.

    Ndaj 45 vjecarit sipas të dhënave u qëllua të paktën 30 herë.

    Autorët sipas raportimeve ishin të dy dhe ka dyshime se kanë vëzhguar lëvizjet e objektivit të sulmit dhe i kanë bërë prite para lokalit.

    Sipas raportimeve autorët ishin të maskuar dhe lëviznin me një motor me të cilin janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

    45 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është sjellë për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

    Dyshimet janë se atenati ka pasuar një konflikt mes Ylli Ibrahimit dhe autorëve, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera.

    Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por pa rezultat!
    Në vijim pritet dëshmia e 45 vjecarit Ylli Ibrahimi për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motive e atentatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!