Të tjera sinjale negative vijnë nga Holanda, e cila mesa duket e ka ndarë pozicionin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE. Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok është shprehur për median se Shqipëria nuk është gati për të çelur negociatat.
Lajmi bëhet me dije nga media holandeze “De Telegraaf” e cila shkruan se Holanda është e bindur për një “JO” në lidhje me negociatat Shqipëri- BE për këtë vit.
“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit,” tha Blok pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Por ndryshe mendojnë holandezë për Maqedoninë e Veriut, e cila po i frohet edhe më shumë një PO-je në 18 tetor.
“Maqedonia Veriore ka ndërmarrë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi për sundimin e ligjit duhet të vazhdohet, kështu që ne shohim vend atje”, tha ministri i jashtëm holandez.
Telegaraaf shkruan se korrupsioni është ende i përhapur në Shqipëri dhe vendi së fundmi ka qenë në lajme si ‘narko-shteti i vetëm në Evropë ’.
“Shqipëria është një furnizues i madh i marihuanës. Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan “korrupsionin e madh, institucionet e dobëta qeveritare” dhe foli për kontrabandën njerëzore, rrjetet e drogës dhe evazionin e taksave në shkallë të gjerë. Mediat britanike si The Guardian dhe The Independent e kanë quajtur ‘Kolumbia e Europës’ mbyll shkrimin De Telegraaf.