Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka paralajmëruar sot të gjithë bizneset që nuk garantojnë roje bregdetare, se do të ndiqen penalisht në rast se mbytet një pushues.
Këtë deklaratë Klosi e bëri gjatë vizitës ditën e sotme nga qyteti i Sarandës.
“Të mos ketë pandëshkueshmëri, dhe natyrisht të ketë menjëherë reagim nga forcat e rendit”, u shpreh Klosi.
Ndërsa, lidhur me kufizimet për kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave ndaj Covid-19, ministri siguroi se nuk do të ketë vonesa në qarkullim.
“Jam takuar personalisht me ministrin e turizmit të Greqisë, dy herë. Greqia ishte nga të parat që e hapi kufirin me Shqipërinë për të lejuar pushuesit të vijnë në Shqipëri. Shpresoj që edhe situata e Korfuzit të zgjidhet shumë shpejt”, tha Klosi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.