Në media u raportua se Ministria e Brendshme është vjedhur dy herë brenda muajit dhe për këtë Prokuroria ka nisur hetimet.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe raporton se janë grabitur disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t’u asgjësuar.
Në njoftim theksohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi:
Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”
Grabitet ministria e Brendshme dy herë brenda dy muajit. Autorët marrin me vete kondicionerë, printer, skanera. Prokuroria nis hetimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.