Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë lënduar 7 protestues.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet. Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit”, njofton ministria.
Ndërkohë referuar protestës së një dite më parë, raportohen se kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.