Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka çuar sot në Kuvend një draft ku kërkohet dënim me burg të atyre që bëjnë meme për personazhet publike, pa lejen e tyre.
Nëse miratohet ky draft, faqet dhe personat që bëjnë meme pa pëlqimin e tij ose asaj që kanë si target do të dënohen me një vit burg.
Ja çfarë parashikon drafti:
“Cenimi i imazhit të personit
1. Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se është i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.