Ministrja britanike Wendy Morton ka reaguar pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nëpërmjet një statusi të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ministrja Morton e ka konsideruar këtë takim si produktiv, teksa thekson se partitë opozitare mund të luajnë një rol të fortë në Parlament për të forcuar demokracinë dhe siguruar që zërat e qytetarëve të përfaqësohen.
“ Një diskutim produktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.
Partitë opozitare mund të luajnë një rol të fortë në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të siguruar që zërat e të gjithë qytetarëve të përfaqësohen.”- shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.