Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është në pritje të ëmbël për herë të dytë, ndërsa nuk dihet ende gjinia e fëmijës.
Ashtu si pothuajse çdo politikan, edhe Xhaçka është shkëputur nga politika gjatë këtij muaji për të shijuar pushimet, para nisjes së sezonit të ri politik.
Ministrja është fotografuar në plazhin e Jalës me bashkëshortin, Artan Agaçi dhe vajzën e saj, Hana.
“Dosja.al” e ka fotografuar Oltën në det me rroba banjoje blu, teksa në sy bie barku i rrumbullakosur.
Tre vite më parë, Xhaçka u bë mama për herë të parë, më 14 shkurt, në ditën e Shën Valentinit.
Ministrja është e martuar me deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, me të cilin lidhi kurorë në 2014-ën, me një ceremoni te Kalaja e Petrelës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.