Një mjegull e dendur që ka mbuluar sot qytetin e Durrësit ka krijuar vështirësi edhe në ankorimin në port të anijes turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj.
Me ndihmën e rimorkiatorit, ”Sirena”, anija turistike me gjatësi 180 metra u bregëzua.
Ajo po kryen një udhëtim në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe mbërriti në Durrës pas vizitës në Kotorr të Malit të Zi, raporton tch.
Në mbrëmje, pas një qëndrimi 12 orësh qëndrimi, ku është parashikuar që turistët të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, kroçera do të vijojë lundrimin drejt portit të Argostolit në Greqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.