×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku i njohur: Po harroni të kujdeseni për veten, mos nënvlerësoni coronavirusin

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 22:45

    Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë edhe njëherë thirrje për të treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj Coronavirus, pasi virusi sipas tij “është ende gjallë”.


    Në një status në Facebook, Kalo shkruan se kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh ka filluar të harrohet dhe nënvlerësohet.

    “Ju rikujtoj se KUJDESI i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve KURRË nuk duhet nënvlerësuar,” shkruan ai.

    Statusi i plotë:

    KOHË KOVIDIANE….SENSIBILIZIMI ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditë e fundit kanë filluar të harohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….MOS haroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….Duke filluar nga nesër DITA, shpresa, optimizmi i NATYRËS por edhe i yni si SHOQËRI fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë perkundrejt NATËS, ndrydhëses emocionale e kohëbjerrëse…..DITA e sotme për mua rrolli në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë Mantelbardhësh, Infermjeresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, Sanitaresh, Barrelistësh, Shoferësh, Punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavjonit të parë…..Infermjeret tona janë aty të pa përtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrotjur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutet e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj SFIDE jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se KUJDESI i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve KURRË nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ja dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!