Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka treguar se si është situata në Spitalin Infektiv dhe u shpreh se ka pacientë që do dalin nga spitali, por dhe në gjendje të rëndë.
Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero bëri edhe njëherë apel qytetarëve që të respektojnë masat, pasi COVID-19 është shumë tinzar.
“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar. Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”, deklaroi Pipero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.