Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se nëse virusi Covid-19 nuk pëson ndryshime gjenetike, atëherë rikthimi i tij i mundshëm në vjeshtë do të kalojë me pasoja të lehta.
Pipero: Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, gjasat janë të vogla që të pësojë, dhe një rikthim i mundshëm do të ketë pasoja më të lehta. Mos harroni se së paku, që kjo epidemi na ka mësuar diçka, që distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë.
I ftuar në emisionin 360 gradë, Pipero shtoi se me rritjen e temperaturave do të ulet virulenca e koronavirusit.
Pipero: Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie. Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi në pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për tu ekspozuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.