×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar optimist: Nuk ka kthim të coronavirusit, as në vjeshtë e as në dimër

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 9:28

    Mjeku Pëllumb Pipero, është shprehur optimist se në shtator nuk do të ketë valë  të dytë të koronavirusit.


    “Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai.

    Dita e djeshme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

    Numri i të shtruarve në spital ka arritur në 41, ku dy pacientë janë në intubim, ndërsa 4 në terapi intesive. Ndërkohë numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 1299 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!