Edhe në Shqipëri rastet e infektuara me mutacionin Delta po rriten me shpejtësi madje ka në mes tyre edhe persona që janë vaksinuar.
Por ekspertët e shëndetit publik i bëjnë thirrje të gjithë personave 50 vjeç e lart pasi shtatori mund të na sjellë një situatë kritike.
Muaji gusht duhet të ketë fokus vaksinimin e e personave që nuk kanë marrë asnjë dozë dhe në shtator mund të diskutohet për një dozë të tretë të vaksinës edhe në Shqipëri.
Tanimë nuk po diskutohet më për imunitetin e tufës , virusi gjithmonë e më shumë po krijon xhepa por një gjë është e sigurt që të vaksinuarit as nuk humbin jetën dhe as nuk shtrohen në spital.
Pandemia mund dhe të mbyllet këtë vit shpjegon Alban Ylli por ajo do të mbetet gjatë problem për shëndetin publik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.