×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar, thirrje të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe e bare, po rrezikoni veten dhe të afërmit tuaj

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 19:05

    Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e ka nisur këtë të diel me një apel për të rinjtë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur grumbullimin në plazhe e mjedise dëfrimi pasi rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre por edhe atë të prindërve dhe të afërmve të tyre.


    Me shqetësim, mjeku Kalo thotë se në spitalet COVID-19 është rritur shtrimi i të rinjve, madje mes tyre ka pasur jo pak edhe humbje jete.

    Në vend të bareve dhe lokaleve, ai i fton të rinjtë të harxhojnë më shumë kohë në natyrë, pse jo edhe për pasurimin e saj me mbjellje pemësh.

    Postimi i tij:

    KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..

    Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..

    Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….

    NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..

    Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..

    Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….

    Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….

    BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!

    https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3513398768684864

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!