×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deksametazoni, ilaçi i parë për mjekimin e Coronavirus ndodhet edhe në Shqipëri, mjeku shqiptar jep detaje

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 12:51

    Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, jep lajmin e mirë se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus.


    Mjeku shkruan në “Facebook” se medikamenti është deksametazoni, i cili ndodhet edhe në Shqipëri, dhe që ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.

    Mesazhi i mjekut Alimehmeti:

    ? Super lajm i mire miqte e mi! ? ?? Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. ✅ Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!

    ? Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:

    ✅ Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!

    ✅ Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!

    ✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!

    ✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!

    Super super lajm!

    Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.

    Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19.

    Studimin e plotë e lexoni KETU

     

    https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/3016149101795612

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!