×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mobilizim për protestën e 8 korrikut, Kryemadhi në komunikim me strukturat nga zyra

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 17:17

    Edhe pse fundjavë, e shtuna ka qenë një ditë intensive për kampin opozitar me qëllim mobilizimin e strukturave për prostën kombëtare të së hënës.


    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto nga zyra teksa komunikon me strukturat e LSI-së në të gjithë vendin.

    ”Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë”, ka thënë Kryemadhi.

    Më herët drejtuesit e opozitës u bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 8 korrikut, ndërsa kanë deklaruar se nuk bëjnë as hap pas në kërkesën për largimin e kryeministrit.

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e cilëson betejën e opozitës si përballje me qeverinë e inkriminuar, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se qëllimi final është garantimi i lirisë së votës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!