Forca të shumta policore të mbështetura nga banorët e fshatit Kurbeg të Dibrës, kanë mundësuar arrestimin e Florian Tonuzit, që dyshohet se vrau vëllain e tij të enjten me thikë.
Operacioni i policisë filloi në orët e para të mëngjesit ku ishte marrë informacion se 26-vjeçari fshihej në këtë fshat, ku atyre iu bashkuan edhe dhjetëra banorë.
Banesat u kontrolluan të gjitha, dhe pas rreth dy orësh u lokalizuar vendi ku fshihej i dyshuari.
E pranishme ishte nëna e tij, e cila i kërkoi të dorëzohej. Iu lut policisë të mos e dhunonin. 26 vjeçari Tonuzi u arrestua në një objekt që përdoret për kafshët.
Krimi ndodhi në banesën e familjes Tonuzi, në fshatin Allajbegi pas një sherri mes dy vëllezërve. Në sherr e sipër Florjani, 26 vjeç goditi me thikë vëllain e tij, Benardin 23 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Peshkopisë.
Një orë më pas ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.