Top Channel ka siguruar videon e plotë të arrestimit të Jamarbër Malltezit. Dhëndrit të Sali Berishës iu vunë prangat mbrëmjen e kaluar sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.
Ndërsa sot, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion njoftoi zyrtarisht arrestimin e Jamarbër Malltezit, masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
Sipas njoftimit të SPAK, përfitimet e marra nga Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.