×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Monika Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 12:34

    Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit në një media austriake ku ajo akuzohej për operacione plastike.

    E ftuar në Syritv, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja estetike për të përmirësuar pamjen e saj.

    “Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tërheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruar artikullin të rrinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në gjenetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”, u shpreh Kryemadhi në këtë intervistë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!