×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Morën fëmijën dhe e fshehën për të mos ja dorëzuar nënës, në pranga gjyshja dhe babai

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 17:12

    Dy persona, nënë e birë, janë arrestuar pasditen e sotme në Vlorë, pasi akuzohen për marrje të padrejtë të një fëmije.


    Sipas policisë, personat me inicialet A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, gjyshja dhe babai i fëmijës, e kishin fshehur atë nga punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, me qëllim për të mos ja dorëzuar nënës, pasi gjykata kishte vendosur për kalimin e fëmijës së mitur 37-vjeçares me inicialet E.N.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Vlorë

    Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë.

    Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

    Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!