Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia infermieren Ronida Hysi.
Masa “arrest në burg” nga Shkalla e Parë është ndryshuar në “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30-vjeçarja ka një fëmije të mitur 2 vjeç.
Hysi akuzohet për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur. Përmes avokatit të saj, Hysa ka pranuar se ka kryer tërheqjet e parave në disa bankomate, por pretendon se portofolin e ka gjetur, dhe nuk e ka vjedhur nga pacienti i ndjerë.
30-vjeçarja beqare dhe nënë e një fëmije të mitur, ka pranuar se tërheqjet i ka bërë për arsye ekonomike.
Sipas hetimit, Hysa ka bërë tërheqje në disa bankomate. Rasti i saj u denoncua nga djali 25-vjeçar i pacientit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.