×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mori peng kushëririn e gjyqtares dhe u lirua, 32-vjeçari arrestohet sërish

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 20:54

    Thanas Beko ka rënë sërish në prangat e policisë së Elbasanit. Gjykata dha masën e sigurisë “Arrest shtëpie” pak ditë më parë për 32-vjeçarin.


    Ky i fundit, është një nga personat që morën peng dhe dhunuan taksistin Andi Vyshka, i afërm i gjyqtares së këtij qyteti, Zamira Vyshka.

    Beko, së bashku me Ertis Skilja, 42 vjeç, morën peng në lokalin e këtij të fundit taksistin Vyshka, dhe pasi e kanë dhunuar për disa orë, i kanë marrë dhe shumën e 2 mijë eurove.

    Për të cilat, në dëshminë e dhënë në Polici, taksisti tha se i kishte për të paguar shkollën e vajzës.

    Mirëpo, pavarësisht masës “arrest shtëpie”, Thanas Beko nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës dhe është arrestuar në lokalin e shokut të tij, Ertis Skilja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!