×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mori plumb në bark në rrethana misterioze, policia: 24-vjeçari në Shkodër ka plagosur veten

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 12:06

    Isak Mehmedaj, 24 vjeç ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (9 Tetor) në fshatin Mushan të Shkodrës.


    Ai deklaroi në polici se ishte qëlluar teksa ishte duke ecur në këmbë, por nuk e dinte se kush e sulmoi.

    Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 24-vjeçarit Mehmedaj së bashku me një 20-vjeçar të cilët fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

    Sipas bluve të Shkodrës, 24-vjeçari është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark.

    Mehmedaj së bashku me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

    Në përfundim të veprimeve hetimore, policia arrestoi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

    Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!