×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti i keq në Detin Adriatik shkakton vonesa në lundrimin e anijeve

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 12:49

    Moti i keq vijon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut.


    Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14:00, ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.

    Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë.

    Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!