×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mustafa Nano jep recetën si duhet të ndryshojë Shqipëria

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 22:10

    Mustafa Nano ka 23 vjet që analizon në shkrimet e tij politikën. Është kritik ndaj figurave që e kanë drejtuar këtë vend.


    Për FJALA-n, Mustafa Nano ka recetën për përmirësimin e Shqipërisë.

    “Unë do doja të krijohej një parti që të synonte të mobilizonte pjesën e fisme të shoqërisë shqiptare”.

    “Nuk jam qind për qind i prerë për këto punë. Këta t’i bënin apel kësaj pjese të shoqërisë shqiptare, asaj pjese që sot i ka punët në terezi, për arsye nga më të ndryshmet. Ata sot duan një Shqipëri normale. Kjo mund të jetë një 10%. Dhe t’u thuash hajde bëhemi bashkë, nëse këtë 10% e konvertojmë edhe në parlament, ne nuk kemi nevojë për këtë marrëdhënien mbi baza korruptive. Administratë do mbajmë këtë që kemi, policia nuk do ndërrohet, këta që janë do edukohen. Nuk duam të futemi në qeveri, thjesht të bëhemi pjesë e mazhorancës, pa portofole ministrore. Kështu je i lirë për të bërë dhe opozitën brenda mazhorancës”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!