×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mustafa Nano: Ramën e gënjen mendja se është babai i kombit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 7:18

    Sfidën e kryeministrit ndaj mediave, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, analisti Mustafa Nano e sheh si një problem të Ramës me zërat kritikë.


    Në një bisedë në studion e lajmeve në TvT, Nano u pyet për deklaratën e kryeministrit, i cili një ditë më parë u shpreh se “Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”. Për analistin Nano, kjo tregon frikën e kryeministrit nga mediat dhe zërat kritikë.

    “Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit. Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.

    Lidhur me fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së nga bashkëshortja e kryeministrit, Nano u shpreh se këto janë zakone despotike.

    “Ai tani ka filluar ta ngjyrosë familjarisht. Nuk shoh arsye pse duhet të dimë emrin e djalit të kryeministrit. Këto janë zakone despotike, siç janë bërë publike emrat e fëmijëve të Enver Hoxhës. Nuk shoh arsye pse në kongres të mbajë fjalë zonja e Ramës. Nuk ka tagër, nuk është anëtare. Pse nuk më ftojnë mua të mbaj fjalë atje. Nuk e kuptoj pse nuk ka një që brenda PS-së që ta qortojë këtë qasje”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!