×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Myftiu i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Riktheni fëmijët që janë Siri

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 10:45

    Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bërë sot thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.


    Sytari thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tashmë pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.

    “Diplomacia dhe shteti të punojnë për rikthimin e tyrë në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propoganda false në Siri dhe tashmë femijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, shprehet imami.

    Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se Qeveria po punon për rikthimin e shqiptarëve nga Siria, por kjo çështje shkon përtej ambasadave, shkruan TCh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!