E njohur për rërën kurative dhe të pasur me jod, dikur vija bregdetare e Semanit i ngjante një qyteze të vogël, ndërsa sot ka krejt tjetër pamje.
Ndërtesat e braktisura dikur kanë qenë lokale e bare përgjatë bregdetit të Semanit.
Çdo gjë është pasojë e fenomenit të baticës, ku uji ka përparuar disa kilometra në brendësi, ndërsa duna rëre humbasin çdo ditë në ujë.
Ekspertët thonë se shkaku kryesor i këtij fenomeni është shfrytëzimi i inerteve të lumenjve duke prishur ekuilibrat mes lumit dhe detit, duke kërcënuar kështu tokën.
Ndërsa banorët e zonës tregojnë sesi ka qenë qyteza e dikurshme.
“Ka qenë me dyqane, gabina që rrinin njerëzit për pushime, furrë buke, kamp për fëmijët.”
“Deti ka qenë mbi 2 km më pas, ka qenë një vend jashtëzakonisht i bukur, me rërë të pastër, gabinat e plazhit, çadra.”
Erozioni ka nisur që prej vitit 1990, duke vazhduar të lërë pasoja të parikuperueshme.
Bregdeti i Semanit shtrihet mes dy grykëderdhjeve të lumenjve Seman dhe Vjosë dhe është cilësuar në vite si një nga vijat bregdetare më të veçanta në Fier për pyllin me pisha dhe rërën kurative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.