Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje telefonike për “News24” se pasditja e sotme dhe mbrëmja, deri mëngjesin e të martës, do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.
Sinoptikania Porja deklaroi se reshjet më të dendura të shiut do të jenë në veriperëndim dhe zonat qendrore, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani.
Gjithashtu, Porja theksoi se do të ketë edhe stuhi afatshkurtër të erës, që do të godasin kryesisht zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, duke krijuar trazira në det.
“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar.
Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore.
Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.