×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërron jetë 28 vjeçari me coronavirus nga Shkodra

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 12:35

    Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi u infektua me coronavirus. Anton Çuni nga Shkodra punonte si elektriçist i OSHEE-së në Shkodër. Lajmi është bërë me dije nga OSHEE Shkodër përmes një statusi në Facebook ku u shprehen ngushëllime familjarëve të tij.


    Deri më tani ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar ende për vdekjen e tij dhe nëse ka pasur sëmundje të tjera, përveç Covid-19. Përditësimi i situatës me koronavirusin në vendin tone, bëhet në orën 16:00.

    Postimi nga OSHEE:

    Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe.

    Situata deri më tani me coronavirusin:

    COVID-19 – Statistika
    Testime totale 42183
    Raste pozitive 5519
    Raste të shëruara 3018
    Raste Aktive 2335
    Humbje jete 166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
    59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 1285
    Durrës 291
    Shkodër 215
    Fier 95
    Vlorë 93
    Lezhë 79
    Korçë 75
    Kukës 68
    Elbasan 52
    Berat 29
    Dibër 28
    Gjirokastër 25

    https://www.facebook.com/osheerajonishkoder/posts/2716660965237034

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!