×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërron jetë 81-vjeçarja në Infektiv, ishte me COVID asimptomatik

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 12:50

    42 raste të reja me Covid kishim sot në Shqipëri, gjë që ka ngritur sërish alarmin në vend.


    Ndërkaq, sapo është regjistruar një viktimë te Infektivi duke e çuar në 35 numrin e të vdekurve në vend, si pasojë e pandemisë.

    Sipas burimeve nga Infektivi, pacientja 81 vjeçare ishte asimptomatike ndërsa ende nuk bëhet me dije emri i saj.

    “Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, 81 vjeçarja ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore dhe ishte asimptomatike për Covid19.

    81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma”, thuhet nga MSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!